Disa anëtarë të KSHZ-së në Maqedoni nuk i kanë kthyer ende paratë?

Maqedonia

Disa anëtarë të KSHZ-së në Maqedoni nuk i kanë kthyer ende paratë?

Më: 5 janar 2018 Në ora: 13:06
Ilustrim

Tre anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ende nuk kanë dorëzuar dëshmi për kthimin e kompenzimit plotësues.

Vetëm gjashtë prej tyre e kanë kryer këtë procedurë, megjithatë asnjëri nga anëtarët nuk ka hequr dorë nga kompjuterët zyrtar, llaptopët dhe telefonat celular.

Përndryshe, anëtarët e KSHZ-së kishin ndarë kompenzime plotësuese për ciklet zgjedhore të fundit të vitit 2016, për zgjedhjet e shtyra, si edhe për zgjedhjet lokale të këtij viti. Përllogaritjet ishin se deri 14 mijë euro rroga plotësuese kishin marrë anëtarët e KSHZ-së.

Ky skandal u publikua për herë të parë nga ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat