Çfarë blejnë më së shumti qytetarët e Maqedonisë përmes internetit?

Maqedonia

Çfarë blejnë më së shumti qytetarët e Maqedonisë përmes internetit?

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:20
Ilustrim

Me zhvillimin e teknologjisë, është ndryshuar edhe mënyra e blerjes. Tani kemi mundësinë e blerjes online dhe prodhimi të vjen në shtëpi, përmes postës.

Edhe Maqedonia, megjithëse vend i vogël, është pjesë e blerjeve online.

Statistikat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë një rritje prej 30% të blerjeve online. Transakcionet ndaj kompanive të huaja dhe të brendshme arritën në rreth 85 milionë euro.

Portali Faktor ka bërë një listë se çfarë blejnë më së shumti qytetarët e Maqedonisë.

Më së shumti qytetarët e Maqedonisë blejnë veshje, pastaj pajisje sportive dhe elektronike, si edhe për amvisëri. Blerësit kategorizohen në blerës të rregullt, si edhe të rastësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat