Maqedoni, gazetarët dhe policët do të bashkëpunojnë për trajnime të ndryshme

Maqedonia

Maqedoni, gazetarët dhe policët do të bashkëpunojnë për trajnime të ndryshme

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:15
Pamje nga video

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi.

Me këtë rast, ministri Oliver Spasovski ka deklaruar se kanë arritur ujdi për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta dhe në fushatë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rolin e pjesëtarëve të MPB-së në ruajtjen e sigurisë dhe paqes së qytetarëve dhe gazetarëvem, si edhe për rëndësinë e kryrjes së punës së gazetarëve lirshëm dhe sigurtë.

MPB-ja dhe SHGM-ja do të bashkëpunojnë përmes përgatitjes së analizave të përbashkëta dhe hulumtimeve në sferën e sigurisë së gazetarëve. SHGM-ja do të merret me trajnimin e pjesëtarëve të MPB-së për aspeke mediale, respektivisht komunikim me mediat.

Naser Selmani nga SHGM-ja tha se beson që bashkëpunimi do të sjellë përmirësimin e parafytyrimit në botë për gjendjen e lirisë së mediave në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat