Erëra të fuqishme kanë përfshi disa pjesë të Maqedonisë

Maqedonia

Erëra të fuqishme kanë përfshi disa pjesë të Maqedonisë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 08:28
Ilustrim

Siç u paralajmërua në këto ditë të ndërrimit të viteve, Maqedonia do të përfshihet nga një valë të reshurash të shiut, si edhe borës në vendet malore.

Të dhënat e Entit Hidro-Meteorologjik (EHM) flasin për të reshura jo shumë të dendura. Në Llazaropole janë regjistruar dy litër të reshura shiu për metër katror, pastaj nga një litër të reshura shiu për metër katror në Mavrovë dhe Tetovë.

Përveç të reshurave, pjesa jugore dhe juglindore e vendit është përfshirë nga erëra të fuqishme. Gjithnjë sipas EHM-së fuqia e erës arriti në 80 kilometër në orë në Shtip dhe në Topollçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat