Osmani: Realizimi i Planit 3-6-9 çon drejt negociatave për anëtarësim

Maqedonia

Osmani: Realizimi i Planit 3-6-9 çon drejt negociatave për anëtarësim

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 14:57
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani

Në paraqitjen e tij, Zëvendëskryeministri Osmani para të pranishmëve e shpjegoi shkurtimisht Planin 3-6-9, zbatimin e deritanishëm të pjesës së tretë, por edhe përgatitjet për realizimin e pjesëve të mbetura, gjashtë dhe nëntë.

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Bruksel, ishte pjesëmarrës në brifingun për politikë në prestigjiozen-Qendra për Politikë Evropiane, dedikuar Planit 3-6-9 si dhe procesin e përgjithshëm të integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim Osmani i potencoi reformat në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe shërbimet e inteligjencës, si fusha bartëse për të cilat Qeveria tashmë përgatiti draft strategjitë dhe planet aksionale, të cilat i përmbajnë të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet të cilat vijnë nga partnerët ndërkombëtar dhe institucionet relevante. "Plani 3-6-9 paraqet një tërësi në të cilën me kujdes janë grumbulluar të gjitha kërkesat për reforma nga zbatimi i së cilave presim të ketë rezultat përfundimtarë për hapjen e bisedimeve", tha ai. Theksoi që Plani realizohet në përputhshmëri me kornizën e planifikuar, ashtu që pjesa 3 është e përfunduar, dhe e kurorëzuar me mbajtjen e zgjedhjeve lokale korrekte dhe në atmosferë të lirë si dhe të vlerësuara si kredibile nga të gjithë organizatat relevante të vendit dhe te huaja të cilat e ndoqën procesin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat