Amerikanët do kërkojnë llogaridhënie për demokracinë në Maqedoni

Maqedonia

Amerikanët do kërkojnë llogaridhënie për demokracinë në Maqedoni

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 19:32
Ambasada e SHBA-ve

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka informuar publikun se analistë të zyrës për llogaridhënie të Qeverisë së SHBA-së (GAO) janë në Maqedoni për të analizuar procesin e demokracisë në Maqedoni.

”Analistë të Zyrës për llogaridhënie të qeverisë së SHBA (Government Accountability Office- GAO) janë në Maqedoni për të realizuar aktivitete në teren në lidhje me vlerësimin e GAO të ndihmës amerikane për zhvillim të demokracisë në Maqedoni. GAO e realizon këtë aktivitet me kërkesë të përfaqësuesit Chris Smith, kryetar i nënkomitetit për Afrikë, shëndet global, të drejta universale të njeriut dhe organizata ndërkombëtare, në Komitetin për punë të jashtme, si dhe gjashtë kolegë të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA” shkruhet në njoftim.

Këto analistë do të japin raportin për Maqedoninë në verën e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat