Trajnim për punë me fëmijë dhe të rinj në rrezik social

Maqedonia

Trajnim për punë me fëmijë dhe të rinj në rrezik social

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 08:44
Ilustrim

Shoqata HOPS - Obsione për jetë të shëndetshme Shkup, së bashku me organizatat partnere nga rjaoni dhe nga Evropa, të bashkuara në Rrjetin për përforcim të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, po kryejnë trajnim për gjendjen dhe politikat lidhur me fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social në Maqedoni dhe në Ballkan.

Trajnimi për punë me fëmijë dhe të rinj në rrezik social është mbështetur nga BE-ja. Dedikimi është për ekspertë dhe praktikantë nga institucionet shtetërore dhe organizatat qytetare nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të cilët janë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe sigurimin e shërbimeve për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve të cilët përdorin droga, të cilët janë në konflikt me ligjet, të cilët vijnë nga familje që përdorin droga apo janë në konflikt me ligjet, të cilët jetojnë në rrugë, janë pa përkujdesje prindërore, si dhe fëmijë dhe të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat