Shtatë persona arrestohen duke e fotografuar fletën e votimit

Maqedonia

Shtatë persona arrestohen duke e fotografuar fletën e votimit

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 19:12
Ilustrim

Mbi 26 denoncime nga qytetarët për tentim për blerje vote dhe dërgim i organizuar në qendrat e votimit ka vërejtur policia deri në orën 17:00.8 persona janë evidentuar se si e fotografojnë fletën e votimit, ndërsa 7 prej tyre janë arrestuar në vendngjarje.

Katër raste të fotografimit janë vërejtur në Shkup, dy në Ohër dhe një në Qendër Zhupë.Dy persona janë arrestuar në Kavadar dhe Mirakovcë për shkak se kaun tentuar të votojnë për bashkëshortet e tyre.Janë regjistruar edhe disa përleshje fizike për të cilat MPB informon se po punojnë në zbardhjen e tyre.

Nga MPB informojnë se gjatë ditës, votimi përkohësisht është ndërprerë në 30 vendvotime, por kryesisht për shkaqe teknike.Policia nuk ka regjistruar prishje të rënda të procesit zgjedhor, ndërsa ata informojnë se ekipet janë në teren dhe menjëherë reagojnë pas denoncimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat