Ministriat e Jashtëm të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë në takim në Selanik

Maqedonia

Ministriat e Jashtëm të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë në takim në Selanik

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Bashkëpunim në siguri, ndërkufitar, energjetik, janë disa nga temat që do të diskutojnë ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë – Nikolla Dimitrov, Shqipërisë – Ditmir Bushati, Greqisë – Nikos Kotzias, dhe Bullgarisë – Ekaterina Zakharieva, në takimin që do të mbahet sot dhe nesër në Selanik.

Ky takim mbahet me iniciativë të ministrit grek për punë të jashtme, Nikos Kotzias.

Ky është takimi i dytë i këtij formati, në kuadër të hapave të diplomacisë greke për pëfrorcimin e bashkëpunimit rajonal,

Ngjarja do të jetë me rend dite të zgjeruar dhe paraqet vazhdim të kontakteve të deritanishme të Kotzias me kolegët e tij vendeve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat