Opozita serbe kontestin me Maqedoninë e quan dramë

Maqedonia

Opozita serbe kontestin me Maqedoninë e quan dramë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:33
Flamuri i Maqedonisë

Skandali diplomatik në mes Maqedonisë dhe Serbisë ka habitur të gjithë për shpejtësinë e ngjarjeve dhe për mungesën e arsyes zyrtare për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia.

Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian për zgjidhje e lanë përgjegjësinë tek diplomacia e dy shteteve të përfshira në problem.

Ndërsa opozita serbe këtë e përshkruan si lëvizje të shpejtë dhe drastike.

”Ka shumë shembuj të qeverisë sonë se ka vepruar shumë çuditshëm në raste që lidhen me diplomacinë. Të paktën më habi ka në këtë rast me Maqedoninë, që më herët është vlerësuar si shtet mik i Serbisë.” thotë Djordje Vukadinovic nga partia ”Lëvizja për shpëtimin e Serbisë”.

Nga ana tjetër Balsa Bozovic nga Partia Demokratike Serbe thotë se qytetarët duhet të dinë se çka ka ndodhur në këtë rast.
”Qytetarët kanë të drejtë të dinë çka fshihet pas kësaj ngjarje kaq dramatike të kurorëzuar me armiqësi dhe akuza ndaj Maqedonisë. A ka qenë e njoftuar kryeministrja Ana Brnabiç me këtë situatë ose presidenti Aleksandar Vucic. Apo i kanë fshehur informacionet?” reagon Bozovic.

Përndryshe, dje është kthyer stafi i ambasadës së Serbisë në Maqedoni, së bashku me dokumentacionin që e kishin marrë me vete. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat