Instituti për Zhvillim Ekonomik bashkëpunon edhe me Ambasadën Zvicerane në Maqedoni

Maqedonia

Instituti për Zhvillim Ekonomik bashkëpunon edhe me Ambasadën Zvicerane në Maqedoni

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:42
Stéphane Tomagian dhe Lilian Kandikjan

Dje në hapësirat e Ambasada Zvicerane në Republikën e Maqedonisë u pranuan në takim përfaqësuesit e Institutit për Zhvillim Ekonomik. Takimi u realizua me përfaqsuesit e Zvicrës për çështje ekonomike edhe ate me Stéphane Tomagian dhe Lilian Kandikjan, gjatë takimit u bisedua për mundësit e bashkëpunimit dhe përkrahjes së institutit nga ana e Ambasadës Zvicerane si dhe  gjetjen e mundësive për paraqitje dhe bashkëpunimit  të bizneseve të vogla dhe të mesme të vendit në qarqet afariste Zvicerane, sidomos për gjetjen e formave për plasimin e mallrave të prodhuesve vendor nga sektori i prodhimtarisë së mobiljeve, dyerve dhe dritareve në tregun Zviceran. 

Njëherë nga ana e përfaqësuesve të ambasadës u premtua një mbështetje dhe përkrahje maksimale brenda mundësive të ambasadës.

Bashkpunimi në të ardhmen do të intensifikohet me ritje permanente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat