Ushtria amerikane në Maqedoni për manovra ushtarake me URM-në

Maqedonia

Ushtria amerikane në Maqedoni për manovra ushtarake me URM-në

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:38
Ushtria amerikane

Një konvoj prej 120 automjetesh ushtarake amerikane do t’i mësyjnë Maqedonisë, përmes Bullgarisë, për të marrë pjesë në një manovër ushtarake të përbashkët me Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë (URM).

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga URM-ja, manovrat kanë për qëllim të mbështetin trajnimet për forcimin e standardeve operative të inxhinjerisë dhe Mbrojtjes Atomike Biologjike dhe Kimike (MABK) të URM-së, përfshi përparimin në mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet URM-së dhe Ushtrisë së SHBA-ve.

Gjithsej 300 ushtarë amerikanë do të marrin pjesë në këto ushtrime, ndërkaq në dy ditët e radhës, automjetet do të prezantohen në Shkup, Shtip dhe Veles, në përbërje të llojeve ”Buffalo”, ”Humvee”, dhe transportuesit e blinduar ”Striker”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat