Daçiq thotë se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë

Maqedonia

Daçiq thotë se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 15:51
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia ka gabuar kur njohu Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, transmeton MIA.

Gjatë vizitës në Athinë, ku u takua me homologun grek Nikos Kocijas, Daçiq, siç transmeton agjencia e lajmeve maqedonase MIA, ka thënë se Shkupi gjithmonë ka pasur qëndrim negativ ndaj pozicionit serb në raport me Prishtinën.

Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur kërkesën e Kosovës që të bëhet anëtare e UNESCO-s, gjë e cila ka zemëruar Serbinë. Daçiq, siç pohon MIA, ka thënë se nuk është korrekte nga pala serbe që të njohë Maqedoninë me emërtimin Republika e  Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat