Putini pret Ivanovin në Kremlin: Shpresoj zgjidhje demokratike për situatën politike në Maqedoni

Maqedonia

Putini pret Ivanovin në Kremlin: Shpresoj zgjidhje demokratike për situatën politike në Maqedoni

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 maj 2017 Në ora: 16:58
Putin ka takuar Ivanovin

Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar në Moskë kolegun e tij maqedonas Gjorgje Ivanov. Putin theksoi se shpreson për zgjidhje demokratike të situatës politike në Maqedoni, njofton “Bota sot”, lajmin e “AP”.

Takimi u zhvillua të mërkurën në Kremlin dhe dy presidentët u pajtuan se zgjidhja të jetë demokratike “konform Kushtetutës.”

Maqedonia po kalon në krizë të brendshme politike prej 2015, ku kulmoi me mësymjen e parlamentit nga militantët e afërt të OBRM-PDUKM në 27 prill. Javën e fundit presidenti Ivanov i dorëzoi mandatin liderit social demokrat Zoran Zaev.

Për shumë ekspertë kjo vizitë e Ivanovit në Rusi shpreh izolimin nga perëndimi të qeverisë aktuale të Maqedonisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat