Gruevski luan kryeministrin, funksionarët shtetërorë i ka statistë

Maqedonia

Gruevski luan kryeministrin, funksionarët shtetërorë i ka statistë

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:08
Nikolla Gruevski

Vendi i kryeministrit ka kohë që nuk i takon më Nikolla Gruevskit, por megjithatë, vështirë po zbehet ajo shprehi e tij autoritare e përfituar nga dhjetë vitet e qeverisjes me vendin.

Kështu, siç komentojnë analistët dhe politologët, pasi që në periudhën e kaluar Gruevski vizitoi disa institucione shtetërore dhe në rolin e kryeministrit kërkonte llogari për punën e kryer nga ministrat dhe njerëzit që i drejtojnë ato institucione.

Javën që shkoi ai e vizitoi konviktin e studentëve “Goce Dellçev” bashkë me zëvendësministrin Spiro Ristovski, i cili i sqaroi në detale për ashensorët e rinj, makinat për larjen e rrobave dhe për vlerën e këtij investimi. Këtë fundjavë, ndërkaq, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, prorektori Vujica Zhivkoviq ai vizitoi edhe sallën sportive të Universitetit shtetëror të Shkupit.

Ekspertët parashtrojnë pyetjen se në çfarë cilësie lideri i një partie politike viziton konvikte dhe salla sportive dhe pse zëvendësministra dhe prorektorë i japin llogari atij, e jo u.d. kryeministrit Emil Dimitriev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat