Ali Ahmeti tregon a e mbështesin Zoran Zaevin si kryeministër

Maqedonia

Ali Ahmeti tregon a e mbështesin Zoran Zaevin si kryeministër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 00:52
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në takimin me kreun socialdemokrat Zorën Zaev potencoi se partia e tij vazhdon ta mbështesë Zaevin si kryeministër, ndërsa i bëri thirje presidentit Ivanov që sa më shpejtë të bëjë formalizimin e mandatarit Zoran Zaev dhe me këtë të hapet rruga e funksionimit institucional të shtetit.

“I bëjmë thirje presidentit që t’i jap mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për të zhbllokuar funksionimin e insitucioneve. Nuk duhet shumë analizë e thelluar, ky koalicion funksionon dhe ne këmbejme informacione për shumë gjëra qofshin ato politika të brendshme apo ndërkombetare”, shprehet kryteari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat