Gjykata dënon Fatime Fetain dhe Katica Janevën

Maqedonia

Gjykata dënon Fatime Fetain dhe Katica Janevën

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:25
Katica Janeva dhe Fatime Fetai.

Prokuroria Speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot janë dënuar me nga 2000 euro për mos respekt dhe ofendim ndaj gjyqtares Tatjana Mihajlova.

Ato u dënuan gjatë një seance në Gjykatën Penale ku po gjykoheshin shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Adrej Xhernovski dhe për trazira para komunës në vitin 2013.

Prokuroret Speciale e akuzuan gjyqtaren se ka bërë falsifikim të procesverbalit të seancës së kaluar për protestat e dhunshme para komunës Qendër.

Fatime Fetai e akuzoi gjyqtaren se pa pasur nevojë për u prolongon seancat. Gjyqtartja Mihajlova tha se ky rastë nuk është aspak i vecantë.

Në këtë rast, përpos Gruevskin, Mile Janakievskit dhe deputetetes Daniela Rangelova, akuzohen edhe 11 persona tjerë.

Nikolla Gruevski tha se, seanca e sotme i ngjante më shumë një teatri. Pastaj u largua duke e lënë avokatin e tij të deklarohet para mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat