Ekspertët kritikojnë vendimin e Ivanovit

Maqedonia

Ekspertët kritikojnë vendimin e Ivanovit

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 20:32
Gjorge Ivanov

Ekspertët dyshojnë në qasjen e Presidentit Gjorge Ivanov pas takimeve të tij të fundit me krerët e partive politike. Sipas tyre, kërkesat e Ivanov nuk japin sinjale se ai është sinqerisht i interesuar ta nxjerr vendin nga kriza e gjatë politike.

Sipas Temelko Ristevskit, Presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë program nga mandatari.

“Fillimisht, sipas Kushtetutës presidenti nuk guxon të kërkojë program. Sipas nenit 90 paragrafi 2 i Kushtetutës, mandatari dorëzon programin në Kuvend dhe Kuvendi duhet të kërkojë programin. Presidenti vetëm jep mandatin dhe nuk guxon të kërkojë program. Ai ishte i thirrur i fundit në takim. Me këtë u tregua një veprim me privilegj ndaj Gruevskit prej ku Presidenti i dëgjoi të gjithë çfarë thanë dhe më pas i ka treguar Gruevskit duke i kërkuar gjithashtu mendim mbi gjithë atë që është thënë nga liderët. Pra ju dha mundësi të informohet për gjithçka që është thënë më herët”, tha analisti Temelko Ristevski.

Nga ana tjetër, Besa Arifi thotë se Ivanov është diskriminues në ndarjen e mandatit.

Në këtë mënyrë tani si veproi, faktikisht ai vendosi një situatë diskriminuese. Për herë të parë kur e dha mandatin e dha pa asnjë kusht, ndërsa për herë të dytë përcakton disa kushte të cilat nuk i kishte përcaktuar herën e parë. Nuk është puna vetëm tek sigurimi i shumicës parlamentare por ai thotë se do t’ia jap mandatin atij që siguron shumicën parlamentare por që fillimisht ajo shumicë do të garantojë integritetin e Maqedonisë dhe një sikur kushte tjera që presidenti mendon t’i vlerësoj vetë në mënyrë diskrecionale”, deklaroi profesoresha Besa Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat