Allagjozovski: Ministria e Kulturës dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore

Maqedonia

Allagjozovski: Ministria e Kulturës dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 17:39
Kryetari i Komisionit për Kulturë nga rradhët e LSDM-së, Robert Allagjozovski

Kryetari i Komisionit për Kulturë nga rradhët e LSDM-së, Robert Allagjozovski, sot akuzoi Ministrinë e Kulturës se dëshiron të shkatërrojë materialet arkivore. Duke prezentuar dokumente, Allagjozovski tha se para gjashtë ditëve, në të gjitha njësitë në Ministrinë e Kulturës është dërguar dokument në të cilin kërkohet të bëhen lista dhe evidenca, mes tjerash edhe për shkatërrimin e materialit arkivor.

“Në prag të bërjes së Qeverisë së re, ky inicim i procedurës së shkatërrimit të materialeve arkivore, i bën të arsyeshëm dyshimet që me ne i ndanë të punësuarit e ndershëm nga sfera e kulturës, se qëllimi i paligjshëm është të shkatërrohen dokumente të vlefshme që dëshmojnë për punën e parregullt dhe të paligjshme në Ministrinë e Kulturës”, tha Allagjozovski.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje të punësuarëve në administratë të mos lejojnë të bëhen të tërhequr në aktivitete të paligjshme për të cilat pason përgjegjësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat