Ministri i policisë Nuhiu takon disa OJQ për të drejtat e njeriut në Maqedoni

Maqedonia

Ministri i policisë Nuhiu takon disa OJQ për të drejtat e njeriut në Maqedoni

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:23
Pamje nga takimi i Agim Nuhiut me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare nga fusha e të drejtave të njeriut

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Agim Nuhiu sot kishte takim me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare nga fusha e të drejtave të njeriut.

Në takim, siç kumtoi MPB-ja, është biseduar se si Ministria e Punëve të Brendshme, si një nga institucionet më të rëndësishme në vend, e cila ka kontakte të çdoditshme me qytetarët, mund të kontribuojë për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Bashkëbiseduesit në takim, sipas kumtesës, kanë potencuar se roli i policisë në zhvillimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut është jashtëzakonisht e rëndësishme në periudha të këtilla turbulente.

Në takim është biseduar edhe për mënyrat, në të cilat mund të përmirësohet funksionimi i shërbimeve në Ministrinë, të cilat punojnë në dhënien e dokumenteve personale.

"Sipas përfaqësuesve të shoqatave civile dhe ministrit Nuhiu, rritja e efikasitetit dhe fleksibilitetit të këtyre shërbimeve, gjithashtu, do të japë kontribut të rëndësishëm në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj policisë", thuhet në kumtesë dhe shtohet se ministri Nuhiu ka potencuar se sektori civil dhe institucionet e shtetit duhet të jenë partner dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në gjendjen me të drejtat e njeriut, thuhet në kumtesën ku nuk tregohet se cilat OJQ kanë marrë pjesë në takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat