“Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e Maqedonisë”

Maqedonia

“Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e Maqedonisë”

Më: 11 janar 2017 Në ora: 22:56
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë, ka thënë se qytetarët shqiptarë në Maqedoni asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit, për shkak se himni i Maqedonisë, sipas tij flet vetëm për një bashkësi etnike.

“A e dini se shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit? Në asnjë manifestim nuk e kanë përdorur këtë himn, sepse flet vetëm për një bashkësi etnike.

Absolutisht në këtë himn nuk përmenden bashkësitë tjera etnike” tha Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu deklaroi se duhet të hapen debatet për gjuhën dhe flamurin, për shkak se sipas tij, sa më shumë që akumulohen bëhen aq më të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat