LAMM: Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata, në viset malore mundësi për paraqitje të ngricave

Maqedonia

LAMM: Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata, në viset malore mundësi për paraqitje të ngricave

Më: 2 janar 2017 Në ora: 10:22
Ilustrim

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Në disa vende nëpër rrugë të lagështa në viset më të larta malore, ku për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostovar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demeri Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat