Truproja personale e Zoran Zaev më herët u suspendua nga puna si shkak i hetimeve që MPB kishte hapur kundër tij për një incident që ai e kishte shkaktuar në një kafene në Strumicë por ai tani ka filluar që të ju kërcënohet mediumeve me padi për shpifje.
Bëhet fjalë për truprojën me iniciale A.K i cili shkaktoj rrahje masive në një diskotekë të Strumicës.
Ai ju ka dërguar padi personale disa mediumeve për, siç thotë ai, shpifje që ai i ka bërë për ta.
Nga LSDM thonë se e kanë pezulluar nga puna, edhe pse ai ka dalë në diskotekë privatisht e jo gjatë orarit të punës. Truproja e Zaev do të jetë i pezulluar deri sa MPB të sqarojë incidentin.