Diskutohet për punësimin e 100 studentëve më të mirë

Maqedonia

Diskutohet për punësimin e 100 studentëve më të mirë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 09:29
Ilustrim

Komisioni për financim dhe buxhet do t’i shqyrtojë Propozim-ligjin për tatime, përfitimet doganore dhe të tjera fiskale në lidhje me mbajtjen e UEFA Super Kupës 2017 në Republikën e Maqedonisë. Propozim plotësimet e Ligjit për tatimin e përfitimit, ndryshimet e Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, ndryshimet e Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë inkuadruese dhe ndryshimet e Ligjit për banka.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë ndryshimet e Ligjit për sport, ndërsa të Komisionit për kulturë Propozim-programi për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të njohura për vitin 2017.

Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive duhet të deklarohet për propozimin për votim për Propozim-ligjin për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni ligjdhënës juridik do t’i shqyrtojë të gjitha zgjidhet ligjore të cilat janë në rend dite të këtyre komisioneve kuvendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat