Ivanov në OKB: Unë jam maqedonas dhe dua të më respektoni si maqedonas

Maqedonia

Ivanov në OKB: Unë jam maqedonas dhe dua të më respektoni si maqedonas

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:08
Gjorgje Ivanov

“Mos vendosja e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s për ta debllokuar integrimin e Republikës së Maqedonisë ishte njëra prej arsyeve kryesore për krizën e vazhdueshme të brendshme politike në Maqedoni që kulmoi këtë vit. Pasojat nga bllokadat u bënë arsye për bllokada të reja. Shtetet ballkanike në mënyrë naive beson se dikush prej jashtë do t`ia zgjidh problemet. BE si duket nuk e ka atë forcë”, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij në OKB.

Por edhe në rrethana të këtilla të ndërlikuara, deklaroi Ivanov, Republika e Maqedonisë është duke bërë gjithçka që është në mundësinë e saj ë të ketë raporte më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët.

‘Dy shtetet fqinje kanë një çështje të hapur, ndërsa në mijëra sfera ku kanë interes të përbashkët, por edhe sfida serioze si kriza e refugjatëve, e sigurisë,  na çojnë në bashkëpunim të ngushtë. Çështja e emrit nuk guxon që të jetë pengesë për realizimin e bashkëpunimit maksimal në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Por kemi humbur kohë të rëndësishme”, deklaroi Ivanov.

Ai i përshëndeti masat e ndërtimit të besimit midis dy shteteve dhe i ftoi dy shtetet që të sjellin përmbajtje të reja.

“Sa më shpejtë që i plotësojmë masat, aq më shpejtë do të krijojmë një ambient pozitiv për të kërkuar zgjidhje për dallimet rreth emrit, në kornizat e Marrëveshjes së Përkohshme, rezolutat e OKB-së dhe gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi Ivanov.

Ai kërkoi që të gjithë të na respektojnë si maqedonas, ashtu si ne që e respektojmë të drejtën e të gjithëve që të identifikohen ashtu si ndjehen.

“Unë jam maqedonas, bashkëqytetarët e mi janë maqedonas dhe prej kësaj foltore iu drejtohem në gjuhën maqedonase. Duam që si maqedonas të bashkëpunojmë dhe të kemi raporte më të mira me të gjithë fqinjët tanë. Nuk ka problem që nuk mund të zgjidhet dhe dallimi që nuk mund të tejkalohet. Kushti i vetëm është që të respektohemi dhe përmes dialogut të vijmë deri te zgjidhja”, deklaroi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat