BDI: Të rishikohen të gjitha njësitë zgjedhore

Maqedonia

BDI: Të rishikohen të gjitha njësitë zgjedhore

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 23:47
Harta

Grupi i punës për njësitë zgjedhore ka në tavolinë dy draft versione, propozime të BDI-së për zgjidhjen e problemit të njësive zgjedhore. Alsat mëson propozimet, të cilat sipas partisë së Ahmetit, do të zgjidhin shkeljen ligjore që krijohet nga numri i madh i votuesve në njësinë e gjashtë.

Nga njësia numër 2 të largohen vendvotime të Komunës së Nagoriçanit të vjetër dhe të njëjtat të kalohen në njësinë e 3. Nga njësia 5 të largohen vendvotime të Komunës së Demir Hisarit dhe Komunës së Krivogashtanit dhe të kalohen në njësinë e katër. Nga njësinë e gjashtë, të merren vendvotimet e Komunës së Dibrës dhe të kalohen në njësinë e pestë.

Kurse propozimi i dytë i BDI-së, ka të bëjë me kalimin e vendvotimeve të Dibrës nga njësia e pestë, në njësinë e gjashtë.

Përveç njësisë numër gjashtë, shkelje të Kodit Zgjedhor shpesh ka edhe në njësinë e tretë dhe të katërt të cilat kanë më pak votues nga kufiri i lejuar. Kreu i LR-PDSH-së në një konferencë për shtyp, theksoi nevojën e rishikimit të Kodit Zgjedhor jo vetëm për rregullimin e njësive zgjedhore por edhe shkuarjen në zgjedhje me lista të hapura të deputetëve.

“Ktheni në një njësi zgjedhore Maqedoninë në mënyrë që të marrë fuqi edhe vota e çdo qytetari të Maqedonisë nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastriti dhe gjithandej të ketë vlerën e njëjtë. Dhe meqë debatohet për ligjin për zgjedhje, ktheni demokracinë dhe hiqni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore”, deklaroi kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Grupi i punës për njësitë zgjedhore në Kuvend pritet të fillojë me punë të mërkurën ndërkohë që partitë paraprakisht kanë dalë me qëndrime të kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat