Fillon shpërndarja e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Maqedoni

Maqedonia

Fillon shpërndarja e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Maqedoni

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 09:35
Vërshimet në Maqedoni

Ministria e Financave informoi se të gjithë qytetarët, të cilët i ka evidentuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e vërshuara në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, do të përfshihen me pagesë për paradhënie të mjeteve sipas dinamikës, me të cilën të dhënat arrijnë në Ministrinë e Financave.

Ministri i Financave, Kiril Minoski informoi se gjatë ditës i kanë transferuar paratë në llogaritë e veçanta dedikuese në bankat afariste.

"Kjo do të thotë se në terminët e pasdites mjetet do të jenë të disponueshme për qytetarët nga rajonet e vërshuara. Pagesa do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme kohore, në pajtim me të dhënat, të cilat do të na arrijnë nga Komisioni për kompensim të dëmeve. Bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë", tha Minoski.

Çdo familje duhet të marrë kompensim prej 500 eurove, të cilat iu nevojiten për sanim fillestar të dëmeve. Paradhënie do t'u paguhet edhe familjeve të tjera të vërshuara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat