Premtimi i Sadikut për të atin para ndeshjes: Do shënoj gol me çdo kusht

Futboll

Premtimi i Sadikut për të atin para ndeshjes: Do shënoj gol me çdo kusht

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 17:41
Armando Sadiku

Përpara zhvillimit të ndeshjes, Armando Sadiku i ka premtuar babait të tij, Durimit se do të shënoj gol.

Ai ka marrë në telefon të atin dhe i ka thënë: “Minutat që De Biazi do të më besojë, unë do shënoj me çdo kusht”.

Pas golit vendimtar ndaj Rumanisë, Sadiku kishte deklaruar: “E ndiej besimin e trajnerit dhe e falënderoj për këtë. Besoj se edhe unë ia shpërbleva. Jo vetëm atij, por edhe shokëve të mi. Fitoren ia dedikoj të gjithë çunave që më kanë mbështetur. A kam besim tek kualifikimi? Të shpresojmë, nuk varet nga ne. Ne do të shohim ndeshjet me shumë ankth nga hoteli ku qëndrojmë dhe shpresojmë”, – shtoi sulmuesi elbasanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat