Taravari: Jo deklarativisht por edhe fizikisht do jemi në protestën e 9 Majit

Maqedonia

Taravari: Jo deklarativisht por edhe fizikisht do jemi në protestën e 9 Majit

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:08

Sekretari i LR PDSH, Arben Taravari duke shpërndarë kumtesën e LR PDSH-së në rrjetin social facebook ka shkruar se jo vetëm deklarativisht por edhe fizikisht do jenë pjesë e protestës. “Edhe në mënyrë deklarative po dhe fizikisht do të jemi nê protestat e 9 Maj-it, që të tregojmë vullnetin tonë të mirë për bashkëveprimin e korpusit politik opozitar shqiptar në Maqedoni!”, shkruan Taravari.

Për dallim nga Vesel Memedi, RDK që udhëhiqet nga Fadil Zendeli para disa ditësh nëpërmjet kumtesës doli në përkrahje të protestës që do të zhvillohet me 09 maj.

Përkrahje protestës së 09 majit i kanë dhënë edhe subjektet tjera opozitare si Lëvizja Besa, Lëvizja Uniteti si dhe PPD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat