Todor Petrov nuk tërhiqet nga ideja për Kryqin në Butel

Maqedonia

Todor Petrov nuk tërhiqet nga ideja për Kryqin në Butel

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:00

Ideatori i Kryqit në Butel Todor Petrovi nuk tërhiqet nga ideja e tij edhe pse ai u rrah për këtë shkak.

Petrovi në një bisedë telefonike ka thënë për Tv Telma se ideja ende ekziston dhe se pas zgjedhjeve mund të bëhet diçka.

Ai ka thënë se tani për tani janë ndërprerë punët për shkak se policia nuk ka ofruar asistencë, kurse punët do të vazhdojnë në momentin që do të ofrohen kushte pune.

Kryqi i ideuar pikërisht nga ana e Petrov është 55 metra i gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat