Politikani italian sulmon SHBA dhe BE: Mos mbështesni forcat e majta dhe sorosiane në Maqedoni

Maqedonia

Politikani italian sulmon SHBA dhe BE: Mos mbështesni forcat e majta dhe sorosiane në Maqedoni

Më: 3 maj 2016 Në ora: 02:41

Krizës së gjatë politike në Maqedoni nuk i ka shpëtuar edhe politikanit kontravers italian, Luca Volonte në analizën për Illusidario. Ai ndalet kryesisht te vala e refugjatëve dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Turqinë, 18 mars, për mos lejimin e refugjatëve të kalojnë nëpër korridoret ballkanike, përcjell botasot.info.

Ai më pas është ndalur te “Revolucioni shumëngjyrësh”, që sipas tij, mbështetet nga BE dhe sorosistët e SHBA-ve, që nuk gëzojnë respekt mbi popullatën e Maqedonisë.

“Rezultati i këtij “revolucioni shumëngjyrësh”, me mbështetjen e SHBA, partive të majta dhe sipërmarrësve të pasur, nuk është gjithmonë pjesë e demokracisë dhe respektim i të drejtave njerëzore, siç kemi parë herë pas here. Nëse ne lejojmë një revolucion të ri në Ballkan, në kohën e krizës së emigrantëve, do ishte një skenar ogurzi dhe gjithashtu padrejtësi e pashpjegueshme,” shkruan Volonte duke sulmuar tërthorazi amerikanët.

Sipas tij, askush nuk duhet për arsye gjeopolitike të sjellë jostabilitet te kufijtë e BE, siç ka ndodhur me Ukrainën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat