Këshilli Opozitar: Më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!

Maqedonia

Këshilli Opozitar: Më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!

Më: 2 maj 2016 Në ora: 11:53

Këshilli Opozitar - që është organizator i protestës së 9 Majit, njofton se protesta e paralajmëruar do të jetë protestë shqiptare, me flamurë kombëtarë dhe nuk do të bashkohet me protesta të dikujt tjetër në Shkup.

“Ndonëse disa dashakeqë duan që zëri shqiptar të mos jehojë suksesshëm më 9 Maj, sepse kjo ua prish allëshverishet me partnerët e tyre maqedonas, ne edhe një here përsërisim se protesta e 9 Majit për Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci do të jetë zëri I fuqishëm shqiptar i dëgjuar ndonjëherë në Shkupin dardan dhe, përmes tij, do të përçohet mesazhi se shqiptarët janë me Evropën dhe së dyti, do të shtrohet pyetja se kush ishin tradhtarët dhe skenaristët e ngjarjes së Kumanovës, duke kërkuar drejtësi dhe dinjitet për shqiptarë”, thuhet në njoftimin Këshillit Opozitar, sipas të cilëve më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat