“Uniteti” në takim me qytetarët dibran

Maqedonia

“Uniteti” në takim me qytetarët dibran

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:43

Në Pallatin e kulturës në Dibër, dje partia politike Uniteti organizoi takim me qytetaret. Në një atmosferë dhe prezencë madhështore të dibranëve, të pranishmit i përshëndetën nënkryetari i uniteti-t Zulfi Adili dhe sekretari i përgjithshëm Muhamed Ismaili.

Më pas, kryetari i Unitet-it, Gëzim Ostreni, para dibranëve paraqiti aktivitetet e fundit të partisë së Uniteti-t mbi situatën e krijuar në Maqedoni, qëndrimin e partisë karshi protestave të sektorit civil, unifikimit të opozitës shqiptare në Maqedoni, çështja e peticionit për barazi në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe hapat e mëtutjeshme të Uniteti-t ndaj krizës politike në Maqedoni.

Ky ishte takimi i parë i organizuar në këtë format pas mbajtjes së Kongresit të parë të partisë sonë. Paralajmërojmë takime tjera të ngjashme edhe në vendbanimet tjera shqiptare në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat