Manastir, plagoset funksionar i lartë i LSDM-së

Maqedonia

Manastir, plagoset funksionar i lartë i LSDM-së

Më: 27 prill 2016 Në ora: 17:50

Sektori i Punëve të Brendshme të Manastirit, ka konfirmuar se sot pasdite në Manastir me plumb në këmbë është plagosur funksionari i lartë i LSDM-së dhe ish deputeti, Borçe Petkovski.

Nga atje, thonë që po kryet ekspertizë për rastin në fjalë, ndërkaq pas së njëjtës do të japin informata më të hollësishme për rastin në fjalë.

Përndryshe, ngjarja ka ndodhur, sot pasdite në lagjen e Manastirit “Karposh”, përderisa anëtari i partisë opozitare LSDM, ka qenë duke ndenjur dhe duke biseduar me shokët e tij në trotuar.

Plumbi, ashtu siç merret vesh, ka përfunduar në këmbën e tij, që pas saj është hospitalizuar, por është jashtë rrezikut për jetë.

Tani për tani, nuk dihet se kush dhe prej ku ka gjuajtur.

Informatat për rastin me shpejtësi të madhe janë zgjeruar nëpër qytet, duke shkaktuar ankth te qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat