LSDM: Kriminelët shëtisin të lirë, qytetarët arrestohen

Maqedonia

LSDM: Kriminelët shëtisin të lirë, qytetarët arrestohen

Më: 26 prill 2016 Në ora: 18:00

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së bashku me qytetarët e Maqedonisë, kërkon që presidenti Gjorge Ivanov ta tërheqë vendimin e turpshëm për abolim dhe të ofrojë dorëheqje, është qëndrimi i LSDM-së që iu përcoll sot ambasadorit të Norvegjisë Arni Bjornstad, në takimin e realizuar me kreun e kësaj partie Zoran Zaev.

Në komunikatën e LSDM-së pas takimit thuhet se diplomati norvegjez është informuar për krizën aktuale politike në Maqedoni.

“Është njoftuar se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për abolimin e funksionarëve të pushtetit është absurd, pasi për ta janë hapur hetime për krim, dhe një gjë e tillë ka shkaktuar një revoltë të madhe tek qytetarët, e cila më pastaj ka rezultuar edhe me arrestime. Derisa nga ana tjetër kriminelë që kanë keqpërdorur sasi të mëdha të parave dhe votave të qytetarëve, shëtisin të lirë dhe abolohen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat