Transportuesit e Maqedonisë e bllokuan pikën kufitare Bogorodica

Maqedonia

Transportuesit e Maqedonisë e bllokuan pikën kufitare Bogorodica

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 22:53

​Taksistët dhe shoferët e autobusëve nga Gjevgjelia për dy orë bllokuan daljen nga shteti në pikën kufitare Bogorodica me Greqinë. Ata vazhdojnë të shprehin indinjatën e tyre ndaj vendimit të autoriteteve, të cilët nuk i lejojnë të marrin pjesë në transportimin e refugjatëve.

"Nga Institucionet kompetente dhe nga kryetari i komunës i cili kohët e fundit nuk do të flasë me ne, kërkojmë, nëse ka dëshirë për mirëkuptim, që menjëherë të miratojë një vendim të tillë me shkrim edhe për ne, ne taksistët dhe shoferët e autobusëve të kryejmë transport të gjysmës së emigrantëve, siç ishte e dakorduar”, tha Mile Angelov Shoqata e taksistëve.

Pas përfundimit të bllokadës në pikën kufitare transportuesit u nisën drejt qytetit ku i bllokuan rrugët qendrore plotë dy orë. Ata thonë se edhe në ditët e ardhshme do ta bllokojnë pikën kufitare Bogorodicë, dhe bllokada e qytetit do të rritet nga dy orë çdo ditë. Pas përfundimit të protestës paqësore të transportuesve maqedonas, filloi bllokada e fermerëve grekë të cilët dy herë në ditë e bllokojnë kalimin kufitar Evzoni nga ana greke. Me dy bllokadat në këtë pikë kufitare trafiku u ndërpre nga ora 10 de ri në 14. Ndryshe, në pikën kufitare të improvizuar me numër 58 në kufirin jugor nuk ka të ndalur vala e refugjatëve. Në 24 orët e fundit në kampin pranues afër Gjevgjelisë kanë kaluar rreth dy mijë refugjatë nga Iraku, Siria dhe Afganistani. Sot patrulla e ARM-së gjeti disa emigrantë të cilët kanë hyrë ilegalisht në shtet. Pas gjetjes ata ishin kthyer në territorin grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat