Autoritet të pafuqishëm për t'i larguar shitësit ambulant nga rrugët e Strumicës

Maqedonia

Autoritet të pafuqishëm për t'i larguar shitësit ambulant nga rrugët e Strumicës

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 08:45

Rruga e këmbësorëve në bulevardin "Goce Dellçev" në qendër të Strumicës ngjanë në qendër tregtare të hapur. Veshje dhe këpucë, produkte ushqimore, por edhe ilaçe shiten në tezga të improvizuar. Shitësit ambulant, të cilët dita ditës shtohen, thonë se janë të detyruar kështu të punojnë për jetesë.

“Ne këtu nuk qëndrojnë nuk qejfi. Duam që për fëmijët të nxjerrim para për qumësht, për këtë ç'të bëjmë. Kur nuk kemi punë kështu do të jemi. Çfarë tjetër të ju them? Nuk di ç'të them kjo është”, tha një shitëse në rrugë.
Pronarët e dyqaneve në pjesën qendrore të qytetit reagojnë për shitësit ambulant dhe kërkojnë që ato të largohen nga rruga. Ata thonë se kanë frikë nga inspektimet, ndërsa përpjekjet e tyre të deritanishme për t'i mbrojtur të drejtat e tyre kanë përfunduar pa sukses. Qytetarët fajin për pamjet e këtilla në qendër të Strumicës adresojnë te politikanët.

“Shitësit nëpër rrugë janë e keqja pa të cilën nuk mundemi. Në ç'do cikël të zgjedhjeve nga shitësit në rrugë varet vota se cilës parti do të ia japin. Nëse i largojnë nga këtu atëherë nuk do t'ua japin atyre votën, por të tjerëve”, tha një qytetar i Strumicës.

Nga Inspektorati Komunal informojnë se në bazë të ligjit për higjienë publike ata nuk kanë të drejtë ta konfiskojnë mallin e paligjshëm, por munden vetëm të shqiptojë gjoba në vendngjarje. Mallin mund të marrin vetëm inspektorati i tregut dhe Drejtoria për të hyra publike.

“Masa e vetme që mund ta ndërmerr për zgjidhjen e këtij problemi është shqiptimi i sanksionit kundërvajtës, që është i rregulluar me nenin 14 të këtij ligji, ku në procedurën e shqiptimit të dënimit të në vend ngjarje, shqiptohet gjobë prej 50 euro në kundërvlerë të denarit”, deklaroi Ljupco Tashevski, inspektor komunal.

Inspektorët komunal thonë se pasi shitësit e paligjshëm ta paguajë dënimin në vlerë prej 50 euro, përsëri kthehen në rrugë. Për të hequr imazhin e shëmtuar nga qendra e Strumicës deri tani shumë herë kanë intervenuar policia dhe inspektorët e tregut, por pasi ata largohen shitësit e paligjshëm kthehen përsëri dhe i zaptojnë trotuaret e bulevardit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat