Çerdhja në Likovë, assesi të funksionojë

Maqedonia

Çerdhja në Likovë, assesi të funksionojë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 00:20

Banorët e Komunës së Likovës, u gëzuan pa masë, kur para dy muajsh kur u inaugurua objekti i çerdhes së fëmijëve. Por çfarë ndodhi?

Para pakë muajsh, është prerë shiriti në këtë çerdhe. Por akoma nuk është funksionale.

Lidhur me këtë çështje nga komuna morëm një përgjigje. Ende pa u siguruar kuadri nevojshëm, është hapur çerdhja kurse edukatorët duhet të shkojnë në trajnim.

“Janë pranuar 6 punëtorë dhe ajo pjesë që thashë, teknike administrative është e kryer me qenë se punëtorët e rij janë marrë nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit. Ato janë pa provojë dhe në këtë moment janë në trajnim dhe janë në Çerdhen e Kumanovës dhe pasi të fitojnë njohuri rrethe asaj se si duhet të sillen me fëmijë mendoj se të ardhmen do të vihet në funksionim ajo Çerdhe”, tha Sekretari i komunës së Likovës, Nexhati Osmani.

E deri sa të bëhet trajnimi i 6 edukatoreve, fëmijët nuk do ta shijojnë kopshtin e çerdhes edhe pse për këtë kanë shumë nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat