Nxënësit e shkollave të mesme realizuan ‘Marshin e flamurit’

Maqedonia

Nxënësit e shkollave të mesme realizuan ‘Marshin e flamurit’

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:53

Përmes një tubimi marshues nxënësit e shkollave të mesme “Arseni Jovkov” dhe “Cvetan Dimov” të Shkupit shënuan ditën e Flamurit. Marshi me fillim nga shkolla Cvetan Dimov e deri tek sheshi Skënderbeu u shoqërua me këngë, brohoritje e veshje të ndryshme kombëtare.

Nxënësit reflektonin emocion në prag të festës. Nxënësit theksuan se qoftë në mënyrë simbolike kishin ndërmarrë këtë nismë për të festuar 103 vjetorin e pavarësisë së shtetit Shqiptar dhe ditës së flamurit.

“Për 28 nëntorin kemi dalë të festojmë”.

“Kemi dalë për 28 nëntorin të festojmë, për kombin tonë shqiptar, mësoj në shkollën Cvetan Dimov dhe e kemi bë këtë organizim për hirë të festës sonë kombëtare”.

“Kemi dalë për 28 nëntorin, unë vij nga Shkolla e mesme Cvetan Dimov”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat