Prokurorja Speciale Janeva, e kërkon lëndën “Puç” nga Prokuroria Publike

Maqedonia

Prokurorja Speciale Janeva, e kërkon lëndën “Puç” nga Prokuroria Publike

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:49

Prokuroria Speciale, sot ka njoftuar se ka bërë analizë të të dhënave të paraqitura nga ana e Prokurorisë Publike të Maqedonisë, dhe ka përgatitur plan për kërkim të lëndëve.

Nga ana e Prokurorisë Speciale, janë kërkuar materialet për rastin “Puç“, materialet për falsifikimin e dokumenteve, nga akuza e LSDM-së.

Në afat prej 15 ditë, duhet të dorëzohen lëndët për dy kërkesat e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale, njofton se disa informata të ndjeshme nuk do të ndahen me publikun, për shembull, informata të tipit, kush ka kërkuar status të dëshmitarit të mbrojtur.

Prokuroria Speciale porositë që hapësirat e reja për punë në të cilat është vendosur ekipi i saj, mund të përdoren edhe për dëgjimin e dëshmitarëve dhe personave të dyshuar.

Në deklaratën e Prokurorisë Speciale thuhet se “qëllimi i Prokurorisë Speciale është zbatimi i pavarur i hetimeve, në të cilat do të mbrohen dhe do të garantohen të drejtat e të gjithë pjesëmarrësve në procedurë, si në aspektin e sigurisë së tyre, por edhe në aspektin e mbrojtjes së të drejtave procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat