Levizja BESA takim me Shefen e Misioni të OSBE-së në Shkup, znj.Nina Suomalainen

Maqedonia

Levizja BESA takim me Shefen e Misioni të OSBE-së në Shkup, znj.Nina Suomalainen

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:24

Sot, selinë e Misionit të OSBE-së në Shkup ishte në vizitë një delegacion i Lëvizjes BESA, i udhëhequr nga Bilall Kasami – kryetar dhe Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi – anëtarë të Trupit Koordinues. Ata u pritën nga Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, znj. Nina Suomalainen.

Në këtë takim u diskutua për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS theksuan se fakti që në Maqedoni riciklohet kriza dhe akoma mbetet shumë vend për asistencë ndërkombëtare, flet për atë se Maqedonia ka dështuar në shtetbërjen e saj. Ata po ashtu e informuan znj. Nina Suomalainen për iniciativën politike BESA, për ngritjen e saj strukturore dhe për ofertën e saj në skenën politike të Maqedonisë.

Znj. Nina Suomalainen, nga ana e saj, shfaqi kënaqësinë që skena politike po gjallërohet dhe idetë dhe vizionet e reja mund të kontribuojnë në zhvillimet demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat