Bejta: Mjekët shqiptarë meritojnë çdo lëvdatë, mjekuan plagët e ushtarëve të UÇK-së

Maqedonia

Bejta: Mjekët shqiptarë meritojnë çdo lëvdatë, mjekuan plagët e ushtarëve të UÇK-së

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:38

Me vendim të kryesisë së Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHMSHM), në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë financiar në realizimin e programit vjetor të kësaj shoqate.


Në emër të Shoqatës mirënjohjen personalisht ia dorëzoi kryetari Nevzat Elezi, i cili me këtë rast shprehur mirënjohje publike për kryetarin Nevzat Bejta për mbështetjen e dhënë në realizimin e aktiviteteve të kësaj shoqate.
“Komuna e Gostivarit na ka dhënë mbështetja financiare në organizimin e aktiviteteve tona, dhe me theks të veçantë organizimin e simpoziumeve vjetore, për çka ne i jemi shumë mirënjohës kryetarit Nevzat Bejta”, tha mes tjerash kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, Nevzat Elezi.
Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta deklaroi se mbështetja ndaj Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungoi edhe në të ardhmen, nga se veprimtaria dhe puna e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë meriton çdo respekt dhe lëvdatë.
“Komuna e Gostivarit sa herë që ka pasur nevojë dhe sa herë që do të duhet, do të mbështes Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë. Misioni i mjekëve është shumë human dhe në të mirë të shoqërisë sonë. Mjekët shqiptarë e meritojnë respektin më të madh edhe nga fakti se një pjesë e tyre iu përgjigjen pozitivisht kushtrimin dhe thirrjes së UÇK-së në vitin 2001 për të lidhur dhe mjekuar plagët e ushtarëve të lirisë, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i degës së Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë në Gostivar, Jakup Jakupi, i cili po ashtu falënderoi kryetari Nevzat Bejta për mbështetjen që po i bëhet kësaj shoqate nga ana e Komunës së Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat