Kuvendi nuk i votoi ndryshimet e Ligjit për pagë minimale

Maqedonia

Kuvendi nuk i votoi ndryshimet e Ligjit për pagë minimale

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:49

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të vazhdimit të seancës së 67-të nuk e votoi Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagë minimale, i propozuar nga deputetët e opozitës.

Grupi i deputetëve nga opozita propozon rritje të pagës minimale në 11.000 denarë, ndërsa shumica qeveritare vlerëson se ky, si edhe ligjet e tjera të propozuara nga deputetët opozitarë, janë në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme dhe populizëm i pastër.

Edhe sot si dje deputetët nga të dy grupet drejtuan akuza të ndërsjella.

Deputetët nga VMRO-DPMNE, mes të tjerash, pyetën pse LSDM-ja nuk miratoi pagë minimale derisa ishte në pushtet dhe pse u mbyllën shumë fabrika dhe në rrugë u vendosën 200.000 punëtorë. Qeveria e VMRO-DPMNE për herë të parë miratoi ligj për pagë minimale.

Deputetët opozitarë vlerësojnë se paga minimale prej 9.590 denarësh nuk është reale dhe nuk përputhet me nevojat e qytetarëve.

Seanca do të vazhdojë pas pauzës me pikën e parafundit nga rendi i ditës së seancës së 67-të Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit pët Buxhetet, në lexim të parë, gjithashtu i propozuar nga deputetët e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat