Policia arreston fajdexhiun Neziri nga Haraçina

Maqedonia

Policia arreston fajdexhiun Neziri nga Haraçina

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:01

Operacioni policor që është duke u zhvilluar në Haraçinë të Shkupit mësohet të ketë çuar në pranga të paktën tetë persona, të cilët dyshohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, atë të armëve, trafikimin e emigrantëve, kamatat, etj.

Jozyrtarisht mediat mesojne se është arrestuar një banor me emrin Nezir i cili dyshohet nga policia se ka qenë "koka" e dhënisë së parave me fajde.

Ministria e Punëve të Brendshme ndërkohë ka konfirmuar operacionin, por pa dhënë detaje mbi të njëjtin. Sipas të dhënave zyrtare, kjo ministri gjatë ditës pritet të zhvillojë një konferencë për shtyp, në kuadër të të cilës do të zbardhen detajet e operacionit policor.

Mëngjesin e së enjtes, forca të shumta policor u përqendruan në fshatin e Haraçinës, ku u kontrolluan shtëpitë e të dyshuarve, të cilët mësohet të kenë qenë objekt vëzhgimi për një periudhë më të gjatë.

Sipas të dhënave jozyrtare, të arrestuarit kanë bashkëpunuar me gjyqtarë të angazhuar në një nga gjykatat vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat