Dnevnik: Përsëri do të na japin ligj të gatshëm

Maqedonia

Dnevnik: Përsëri do të na japin ligj të gatshëm

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:25

Duke aluduar tek ndërkombëtarët, gazeta në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, shkruan se për kodin zgjedhor dhe rregullativën tjetër që ndërlidhet me zgjedhjet, edhe kësaj radhe do të na jepet ligj i gatshëm, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në afatin e paraparë që skadoi mbrëmë.

“Bisedime të gjata dhe të lodhshme që zgjasin më tepër se një muaj, dhe të cilat sipas gjitha gjasave do të përmbyllen sot me marrëveshje të gatshme që do ta imponojnë ndërmjetësuesit ndërkombëtar para liderëve të përfshirë në dialogun politik në Maqedoni”, shkruan gazeta.

Në afatin e paraparë, nuk u arrit marrëveshje rreth rregullativës zgjedhore edhe pse mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati për plotësimin e kësaj pjese nga marrëveshja e Përzhinos.

Sot duhet që të vazhdojnë bisedimet e grupeve punuese që duhet të arrijnë marrëveshje edhe rreth çështjeve të hapura të lidhura me procesin zgjedhor.

Ashtu si u shkrua mbrëmë, të huajt kanë propozuar që diaspora të mos votoj, të kryhet kontrolli në terren i votuesve, modeli zgjedhor të ngel i njëjtë, KSHZ të ketë përbërje të re, mediat të mos mund të janë donator në kampanjat zgjedhore, si dhe personat e tretë të mos kanë mundësi të japin para, si dhe partitë të marrin ka 90 denarë për votë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat