Zaev u kyç në përfundimin e bisedimeve për rregullativën zgjedhore

Maqedonia

Zaev u kyç në përfundimin e bisedimeve për rregullativën zgjedhore

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:58

Lideri i opozitës Zoran Zaev sot paralajmëroi pjesëmarrje në bisedime, duke e pasur parasysh atë se afati për zgjidhjen e rregullativës zgjedhore po skadon. Zaev theksoi se gjashtë tetori si datë për gjetjen e zgjidhjes është premtuar para euro komisarit Johanes Han dhe theksoi se personalisht ai shpreson se kjo çështje sot do të zgjidhet.

“ Datën gjashtë e definuam dhe premtuam para komisarit Han si datë përfundimtare për rregullativën zgjedhore, në të cilën bie edhe kontrollimi për listën zgjedhore.
Se kjo gjë është kështu, tregon edhe ajo që unë sot gjendem pjesë e bisedimeve, supozoj se janë ftuar edhe liderët tjerë. Po futemi në një fund, në të cilën shpresoj se do t`i gjejmë zgjidhjet më të mira në interesin e qytetarëve”, theksoi Zaev, transmeton zhurnal.mk
Njeriu i parë i opozitës theksoi se e vetmja gjë rreth së cilës janë marr vesh katër partitë politike është se diaspora duhet që të votoj.
Ajo që Zaev në emrin e opozitës e përmendi si qëndrim është se duhet që të sigurohet barabarësi të votës së njerëzve që votojnë në diasporë me ato që votojnë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat