Ndërkombëtarët e porosisin Mijallkovin të mos i afrohet Janevës!

Maqedonia

Ndërkombëtarët e porosisin Mijallkovin të mos i afrohet Janevës!

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 12:10

Përfaqësues të një ambasade të huaj në Shkup, nëpërmjet një ndërmjetësuesit i kanë dërguar porosi ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mos mendoj t’i afrohet prokurores speciale Katica Janeva në distancë prej 200 metrave, mëson Plusinfo. Nuk ka informata nëse Mijallkov e ka pranuar këtë porosi.

Takimi i tij “i rastësishëm” me Janevën, dy ditë më parë, pas mesnate në një restorant në Shkup, ndërkombëtarët e kanë cilësuar si formë presioni. Sipas Libertas, dëshmitarë okularë të cilët kanë qenë të vendosur në tavolinën përballë prokurores speciale, thonë se përderisa ka qenë duke biseduar ajo me disa të tjerë, Mijallkov është futur në restorant dhe i është afruar për tu njoftuar.

Por ky takim i shkurtë i ka shqetësuar ndërkombëtarët dhe ata kanë vendosur që nëpërmjet ndërmjetësuesit të shmang Janevën me çdo çmim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat