Trpenovski: Vendimi i gjykatës nuk mund ta ndaloj punën e prokurorit special

Maqedonia

Trpenovski: Vendimi i gjykatës nuk mund ta ndaloj punën e prokurorit special

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:36

Ish prokurori publik Jovan Trpenovski theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë juridike ose procedurale edhe përskaj vendimit të Gjykatës themelore, sipas të cilës po llogariten incizimet nga bisedat e përgjuara si jo ligjore, që prokurori special të nis procedurë për vërtetimin e ekzistimit të veprës penale dhe vërtetimin e kryerësit.

“ Për këtë arsye edhe në marrëveshjen nga Przhino është paraparë prokurori special i cili do të veprojë sipas padive penale nga opozita.

Mos plotësimi i kësaj pike nga marrëveshja nënkupton mos ekzistimin e vet marrëveshjes dhe kjo gjë sigurisht nuk do të lejohet që të ndodh nga pjesëmarrësit në marrëveshje, e sidomos nga përfaqësuesit e Evropës”, mendon ai.

Trpenovski nuk është i befasuar nga vendimi i Gjykatës që përmban vetëm anën formale.

“ Askush nuk është duke kontestuar se dëshmitë që ekzistojnë te paditë penale janë në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale. Në rastin konkret me rëndësi është përmbajtja dhe jo forma se si është siguruar dëshmia. “, deklaroi ndërmjet tjerash Trpenovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat