Pllaka kujtimore për dëshmorët e parë të UÇK-së

Maqedonia

Pllaka kujtimore për dëshmorët e parë të UÇK-së

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:22

Këshilli organizativ i 16 shkurtit në bashkëpunim me SHVL-UÇK, që për çdo vit shënojnë ngjarjen e fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë, ka filluar me përgatitjet për vendosjen e pllakave përkujtimore për dëshmorët e rënë në Malësinë e Shkupit – Tanushë, Brezë dhe Malinë, edhe atë për dëshmorët: Muzafer Xhaferi (vendi i rënies Tanushë), Shpend Mazrekaj nga Deçani (vendi i rënies Tanushë), Nijazi Sinani nga Tanusha (vendi i rënies Malinë), Qemal Shaqiri nga Nakushtaku (vendi i rënies në Malinë), Gazmend Arifi nga Tanushë (vendi i rënies Malinë), Elham Curri nga Hani i Elezit (vendi i rënies Malinë), Ismet Bajrami nga Breza dhe dëshmor tek Guri i Bardhë në Brezë.

Vendosja e pllakave përkujtimore, siç njofton Këshilli organizativ, do të bëhet në vendet e rënies së dëshmorëve me 6 shtator të këtij viti. Madje, tashmë jane caktuar edhe grupet punuese për të koordinuar aktivitetet. "Nderi dhe krenaria e një kombi janë dëshmorët. Gjaku i derdhur nga ana e tyre transmeton amanetin më të rëndësishëm për dashurinë ndaj atdheut, gjuhës dhe flamurit. Ata nuk vdiqën, por me veprën e tyre madhe të vetflijimit për lirinë e trojeve jetojnë përgjithmonë në zemrat tona", thuhet në njoftimin e Këshillit organizativ i 16 shkurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat