Garrett: Qytetarët në Maqedoni duhet të kërkojnë llogari nga politikanët

Maqedonia

Garrett: Qytetarët në Maqedoni duhet të kërkojnë llogari nga politikanët

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 15:18

Qytetarët mund të ndihmojnë për tu përmbushur rekomandimet e raportit ‘Pribe’ për standarde më të larta nga të gjithë politikanët, ministritë dhe institucionet tjera.

Ajo është e drejtë e tyre dhe detyrë e tyre. Bashkësia ndërkombëtare me siguri se do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë në zbatimin e ndryshimeve. Por suksesi mund të vijë vetëm nga brenda, nga vetë Maqedonia, tha në një intervistë në Deutsche Welle, ambasadori britanik, Charles Garrett.

‘Ajo është e drejtë e tyre dhe detyrë e tyre. Bashkësia ndërkombëtare me siguri se do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë në zbatimin e ndryshimeve.Por suksesi mund të vijë vetëm nga brenda, nga vetë Maqedonia’, tha në një intervistë në Deutsche Welle, ambasadori britanik, Charles Garrett.

Sipas tij, raporti ‘Pribe’ i jep Maqedonisë një mundësi unike.

Ai ka prezentuar reformat me prioritet në Komision, ku ka treguar shumë qartë se cilët janë problemet me sundimin e ligjit dhe të gjyqësorit, reformës zgjedhore, administratën publike, funksionimin e Parlamentit, duke përfshirë mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës, lirinë e shprehjes së medias.

‘Raporti Pribe është i saktë, i sinqertë dhe i hapur. Unë nuk mendoj për ndonjë vend që është në tranzicion i cili ka marrë një vlerësim të tillë dhe të dobishëm. Përgjegjësia qëndron te Maqedonia, që ta shfrytëzojë raportin Pribe për ta lëvizur vendin drejt një të ardhme më të mirë’, tha Garrett.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat